Aktuale

Moti gjatë ditës së sotme në Kosovë

Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë Gadishullin e Ballkanit do të jenë të qëndrueshme edhe sot duke krijuar kushte për mot me diell dhe re të shpërndara.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë celsius.

Sa i përket fushave barike, ato janë dhe do të mbeten të larta, për disa milibar mbi vlerat e normales.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

the authorBurbuqe Metolli