Aktuale

Moti deri më 23 tetor në Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik, ku në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Gjithashtu, sipas IHMK-së, ky mot me kushte afërsisht të ngjashme do të vazhdoj deri me 23 tetor.