Në Kosovë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe me vranësira, të cilat në pjesën e dytë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius”.
“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, kështu thuhet në komunikatën e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.






















