Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, në pjesët lindore me vranësira të vogla deri mesatare, ku do të fryjë ere e lehtë nga veriperëndimi.
Temperaturat maksimale do të jenë në interval prej 4 deri 10 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë maksimale deri në 8 gradë.
Gjatë dy ditëve në vijim do të vazhdojë moti stabil dhe i thatë. Mëngjeset do të jenë të kthjellëta dhe të ftohta, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell dhe vranësira të vogla. Temperatura ditore do të shënojë rritje të lehtë. Nga mesi i javës së ardhshme pritet rritje e vranësirave me reshje lokale të shiut dhe borës dhe rënie e serishme e temperaturave për disa gradë.