Aktuale

Mosmarrëveshje në trafik, njëri shofer nxjerr armën dhe kërcënon tjetrin

Një mosmarrëveshje në trafik për pak ka mundur të përfundoj keq në Ferizaj. Kjo për faktin se drejtuesit e automjeteve kanë nxjerr edhe armët e zjarrit për të zgjidhur zënkën mes tyre.

Për këtë shkak njësitet policore nga rajoni i Ferizajt kanë arrestuar një person, nga i cili është konfiskuar një armë (revole), një karikator 15 copë fishekë.

“Dje në orët 18:40 në rrugën “Bajram Ademi”, në Ferizaj është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik ka kanosur me armë viktimën mashkull K-Shqiptar. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë (revole), një karikator 15 copë fishekë”, thuhet nga zyra për informim e policisë.

Bëhet e ditur se pas arrestimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FaktePlus