Njësitet policore në Malishevë kanë arrestuar katër persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë rrahur mes vete.
Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit e përfshirë në rrahje ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Bëhet e ditur se pas arrestimit, me vendim të prokurorit përkatës të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh./FaktePlus