Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë ngatërruar në një mosmarrëveshje konsullore duke i suspenduar shumicën e shërbimeve të vizave në mënyrë reciproke.
Ambasada e Turqisë në Uashington ka thënë se i duhet ta rivlerësojë përkushtimin e qeverisë amerikane ndaj sigurisë së misionit dhe personelit të saj, transmeton Express.
Një deklaratë shumë e ngjashme u bë më herët edhe nga Ambasada e SHBA-së në Ankara.
Kjo pasi një punonjës i konsullatës amerikane në Stamboll u ndalua javën e kaluar nën dyshimin se ka lidhje me klerikun Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për puçin e dështuar të vitit të kaluar në Turqi.
Uashingtoni e ka dënuar ndalimin e tij duke e quajtur të pabazë dhe cilësuar si dëmtues për marrëdhëniet dypalëshe.
Komunikata e ambasadës turke është e ngjashme me atë të asaj amerikane, me vetëm emrat e vendeve që janë ndërruar.
Ambasada amerikane ka thënë se të gjitha shërbimet e vizave jo-emigrante në objektet diplomatike të SHBA-së në Turqi janë suspenduar. /Express/