Rajon & Botë

Moska nuk është në dijeni për planin e Tillerson për marrëdhëniet me SHBA

Kremlini nuk është në dijeni nëse sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson ka përgatitur planin për vendosjen e marrëdhënieve konstruktive me Rusinë, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov.

“Sa i përket planit të Tillerson, mediat janë në dijeni të planit, por ne ende nuk dimë asgjë për këtë, pasi më mirë do të jetë që të kontaktohet Ministria e Punëve të Jashtme për koment lidhur me këtë çështje”, ka thënë Peskov, transmeton TASS.