Rajon & Botë

Moska kërkon rikthimin e selive diplomatike në SHBA

Rusia kërkoi sot që SHBA-ja të rishikonte vendimin e saj për mbylljen e institucioneve diplomatike ruse duke nënvizuar se në rast të kundërt Uashingtoni do të ishte përgjegjësi i vetëm i prishjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Ne mendojmë se kjo që ka ndodhur është një akt armiqësor dhe një shkelje e madhe e të drejtës ndërkombëtare”, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme në një komunikatë.

“Ne u kërkojmë autoriteteve amerikane të rikthejnë menjëherë selitë diplomatike ruse, në rast të kundërt SHBA-ja do të jetë përgjegjësja e vetme e përkeqësimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve”, vijon komunikata.

Dje, rusëve u është dashur të evakuojnë konsullatën e tyre në San Francisko si dhe dy seli diplomatike në Nju Jork dhe Uashington, për t’u mundësuar agjentëve federalë amerikanë t’i shqyrtojnë dhe të konfirmojnë mbylljen e tyre.