Komisionari evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici theksoi sot se Franca nuk kishte kaluar kurrë asnjë marrëveshje të fshehtë me Komisionin Evropian për reduktimin e deficiteve duke shtuar se rregullat evropiane janë të njëjta për të gjitha shtetet anëtare.
“Mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, sepse jam francez, jam komisionari përgjegjës për Çështjet Ekonomike dhe Financiare dhe jam ministër i Financave i vendit tim”, deklaroi ai, pyetur nga Komisioni i Çështjeve Evropiane të Parlamentint portugez.
“Nëse Franca ka marrë dy vite shtesë për të vendosur deficitin e saj publik nën pragun tre për qind të PBB-së, është sepse ajo ka qenë në rrugën e reduktimit të deficitit”, theksoi ai.
Komisionari iu përgjigj një pyetjeje të deputetit të bllokut të majtë, Isabel Pires, i cili akuzonte Brukseli për mostrajtim të barabartë të shteteve për sa i përket aplikimit të rregullave të traktatit buxhetor, transmeton atsh.
“Nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë mes Komisionit Evropian dhe Francës, nuk është e mundur të thuhet kjo”, nënvizoi Moscovici duke shtuar se nuk ka dy pesha, dy masa.
Komisioni Evropian i ka akorduar tashmë Francës dy afate prej dy vitesh, njëri në 2013 dhe tjetri në 2015, për të vendosur deficitin publik nën tavanin prej tre për qind, një objektiv i vendosur nga traktatet evropiane.