Aktuale

Mos u nisni në këtë rrugë, nuk ka shanse të kaloni

Situata e renduar nga moti i keq me borë e ngrica, ka bllokuar lëvizjen e mjeteve në Rrugën e Kombit.

Gjatë paradites së të enjtes automjetet nuk kanë qarkulluar në të dy drejtimet e rrugës.

Shkak për bllokimin e rrugës është bërë mungesa e pastrimit të borës dhe akullit nga borëpastrueset, transmeton tch.

Rruga e Kombit, edhe gjate ditës së djeshme u bllokua për disa orë për të njëjtat arsye.

the authorBurbuqe Metolli