Shëndetësi

Mos përdorimi i aspirinës rrit rrezikun nga sulmi në zemër ose tru

Miliona pensionistë, të cilëve u është përshkruar të marrin një aspirinë në ditë, rrezikojnë të preken nga sulmi në zemër ose në tru, shumë më shumë se sa ata që nuk marrin këtë lloj hapi, tregojnë studimet e reja, transmeton KosovaPress.

Shkencëtarët kanë zbuluar se trupi mund të vuajë nga braktisja e papritur e aspirinës, duke shkaktuar implikime në zemër ose në tru.

Studimi tregon se si ndalimi i menjëhershëm i marrjes së aspirinës mund të ndikojë që pacientët të vuajnë nga goditja në zemër ose kokë për 37 për qind.

Pacientët paralajmërohen që të mos marrin vendim për të ndaluar së përdoruri aspirinën. Në Britaninë e Madhe rreth 40 për qind e pensionistëve marrin çdo ditë aspirinë.

Studimet tregojnë se një në 74 pacientë që kanë ndalur së përdoruri aspirinën, kanë pasur sulme në zemër ose tru.

Norma është më e lartë 37 për qind në mesin e atyre që kanë ndalur përdorimin e aspirinës, në krahasim me ata që kanë vazhduar përdorimin e saj.

“Ndalimi i përdorimit të aspirinës, përkundër këshillës mjekësore, mund të rrisë rrezikun nga sulmi në zemër ose në tru për 30 për qind”, thonë studiuesit.

Më herët gjatë këtij viti, një studim tjetër kishte sugjeruar se marrja e aspirinës për çdo ditë është shumë më e rrezikshme se sa mendohej, duke shkaktuar mbi 3.000 vdekje në vit.

Ekspertët thonë se pacientët duhet të diskutojnë lidhur me rrezikun me mjekun e tyre.