Aktuale

Mos grumbullimi i mbeturinave, Komuna e Prishtinës kërkon që urgjentisht të zgjidhet situata

Komuna e Prishtinës e ka quajtur të papranueshme dhe të rrezikshme për shëndetin publik të qytetarëve, situatën e krijuar në kompaninë e mbeturinave ‘Pastrimi’.

Në një reagim për media Komuna e Prishtinës, thotë se nuk duhet lejuar që për shkak të problemeve dhe çështjeve të pazgjidhura brenda kompanive publike që ofrojnë shërbime të pësojnë qytetarët e Prishtinës.

“Për më tepër, Kompania “Pastrimi” është kompani rajonale dhe pasojat barten edhe në komunat tjera. Situata me mbeturinat e krijuara është e papranueshme! Por, edhe paraqet rrezik serioz për shëndetin publik të të gjithë neve”, thuhet në reagim.

the authorBurbuqe Metolli