Burrat që marrin doza të larta të vitaminës B6 dhe B12 kanë një rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri i mushkërive, tregon një studim i Universitetit Shtetëror të Ohajos.
Studimet kanë treguar se rreziku prej 30 deri 40 për qind është më i lartë te meshkujt që e marrin këtë vitaminë.
“Ky rrezik u tregua i rritur për shkak se duhanpirësit kishin një dozë shumë më të lartë të vitaminës se sa rekomandohej”, tha autori i studimit, Theodore Braski, një epidemiolog në Universitetin Shtetëror të Ohajos, transmeton KosovaPress.
Ai beson se duhanpirësit që marrin dozë më të lartë të vitaminës B6, kanë tre herë më shumë rrezik të preken nga kanceri në mushkëri gjatë gjashtë viteve të ardhshme sesa tek ata që nuk kanë përdorur suplemente.
Në rastin e vitaminës B12, rreziku është shtuar pothuajse katërfish. Në pyetje janë nivelet më të larta për 11 herë nga doza e rekomanduar në rastin B6 dhe 23 herë më të larta te vitamina B12.
Në sasi të vogla, këto vitamina marrin pjesë në disa procese vitale në trup, duke përfshirë edhe replikimin e ADN-së. Por, shumë shtesa të dozës së lartë reklamohen si ato që rrisin energji. Dr. Braki thotë se ky është një marketing i pastër.
Rritja e rrezikut të kancerit të mushkërive nuk është zbuluar te gratë, as tek ata që kanë marrë vitaminën B9, e njohur si acidi folik.