ShowBiz

Mos e humbisni! Memli ia thotë këngës dhe valles në dasmën e Getit (Foto)

Dasma që nga mbrëmë mori gjithë vëmendjen mediale është ajo e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës.

Çifti mbrëmë i thanë ‘po’ njëri-tjetrit në një ambient përrallor buzë detit, shkruan lajmi.net.

Marina dhe Geti kishin mbledhur në një vend të përbashkët emra të njohur nga fusha e artit dhe politikës.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe Memli Kraniqi, i cili para se të futej në politikë ka qenë në mesin e emrave më të njohur të repit shqiptar.

Ai mbrëmë kishte lënë pas politikën dhe ishte argëtuar duke vallëzuar bashkë me dhëndrin Getin, madje në një moment mori mikrofonin e këndoi një refren bashkë me Xenin.