ShowBiz

Mos e humbisni! Kendall Jenner përshëndet shqiptarët me këtë video

Vajzat nga familja Kardashian janë shumë të komentuara në shtypin rozë.

Kohë më parë ishte Kim Kardashian ajo e cila kishte realizuar një video bashkë me grimerin e saj shqiptar, Mario Dedivanovic, me të cilin shfaqet duket folur në shqip, shkruan lajmi.net.

Videoja e grimerit ishte bërë virale dhe kishte ‘pushtuar’ mediet rozë, ndërsa tani edhe motra e Kimit ka diçka për të thënë për shqiptarët.

Bëhet fjalë për modelen Kendall Jenner e cila ka realizuar një video me të cilën ka përshëndetur gjithë shqiptarët.

“Ç’kemi Shqipëria”, ka thënë modelja derisa po dërgonte puthje përmes videos që e realizoi në rrjete sociale. /Lajmi.net/