A e dini se klima mund të shkaktojë probleme serioze në shëndet?
Shumica nga ne kërkojmë një hije kur e parkojmë veturën. Gjatë kohës kur vetura gjendet nën hije vetura mund të grumbulloj 400-800 mg benzen. Ndërsa kur vetura qëndron në diell dhe temperaturat janë më të larta se 16 gradë celsius, atëherë duhet të brengoseni, transmeton Telegrafi.
Nivelet e benzenit mund të arrijnë sasinë 2000-4000 mg (40 herë më lart sesa niveli normal).
Ekziston një hulumtim që tregon se para se të ndizet klima, ajrosja e nxehtë nga sistemi i ftohjes fillon. Bashkë me benzenin, kjo shkakton shumë sëmundje.
Pasi ta lexoni këtë, duhet të mbani mend që herën tjetër që futeni në veturë t’i hapni dritaret para se ta filloni veturën dhe më vonë mund ta shijoni ajrin e ftohtë nga klima.
Kjo gjë duhet t’ju bëhet shprehi, pasi që është mirë për shëndetin! /Telegrafi/