Aktuale

Morinë, arrestohet kosovari, falsifikonte dokumente

Policia  Kufitare Morinë, Kukës, në zbatim të planit të masave për goditjen e trafikimit të mjeteve motorike, falsifikimit të dokumenteve, ka arrestuar në flagrancë shtetasin kosovar dhe konkretisht:

-Basri Zhugolli, 39 vjeç, banues në fshatin Sfeqel, Kosovë.

Arrestimi i këtij  shtetasi u bë pasi po tentonte të kalonte kufirin me mjetin tip “Passat” me targa 01-818-HO,  me dokumente të cilat i përkisnin një mjeti tjetër.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, ”Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, .