Rajon & Botë

Moreno: Assange është haker, por mund të rri në ambasadë

Presidenti i ri i Ekuadorit, Lenin Moreno, e ka quajtur të hënën Jualian Assange “haker”, por tha se themeluesi i Wikileaks mund të qëndrojë në ambasadën e këtij vendi në Londër.

“Assange është haker. Kjo është diçka ndaj të cilës ne i kundërvihemi dhe të cilën unë personalisht e kundërshtoj, por respektoj situatën në të cilën ndodhet, e cila kërkon respektimin e të drejtave të tij njerëzore, por edhe ne kërkojmë që ai të respektojë situatën në të cilën është”, ka thënë Moreno duke iu drejtuar mediave.