Aktuale

Moratoriumi jep rezultate. Shtohen kafshët e egra

Vitet e fundit është vënë re rritja e numrit të kafshëve të egra, të cilat lëvizin të pashqetësuara në mjedisin e tyre.

Pikërisht në Fushë Studën, në zonën e Parkut Kombëtar të Shebenik – Jabllanicës, janë parë kafshë të llojeve nga më të ndryshme.

Aparati fotografik, ka kapur një Dhelpër këtë radhë, gjë kjo që vërteton se, ndryshe nga prerja e pyjeve pa kriter, gjuetia nuk është një problem.

Kujtojmë që Parku Kombëtar i Shebenik – Jabllanicës, është strehë edhe për një ndër speciet endemike, atë të “Rrëqebulli i Ballkanit”.