Presidenti i Koresë së Jugut Moon-Jae-in tha të mërkurën se ekziston një mundësi e lartë konflikti me Korenë e Veriut, aftësitë bërthamore dhe raketore të së cilës duket se kanë përparuar shpejt kohët e fundit, raportoi Edaily i Koresë së Jugut.
“Realiteti është se ekziston një mundësi e madhe për një konflikt ushtarak në linjën kufitare veriore dhe vijën ushtarake të demarkacionit,” citohet të ketë deklaruar Moon. /KosovaPress/