ShowBiz

Monica Bellucci “rrëzon” internetin (Foto)

Njëra nga femrat më të bukura të botës ka publikuar fotografinë e saj nudo në fillim të karrierës.

Fotografinë e ka quajtur retrospektiva, ndërsa atë e ka bërë fotografi Fabrizio Ferri.

Edhe pse në shtator festoi ditëlindjen e 53-të, Monica Bellucci edhe sot entuziazmon me bukurinë e saj.

Sipas saj, për pamje të bukur më së shumti rëndësi ka vetëbesimi, transmeton KosovaPress.

“Nëse ndiheni mirë, do të dukeni bukur. Nëse nuk ndiheni mirë, atëherë do të shihet pasiguria juaj”, ka thënë Bellucci.