Aktuale

Monedha të falsifikuara kapen në një bankë në Gjakovë

Ankuesja femër punëtore në një bankë ka raportuar se i dyshuari mashkull derisa ishte deponuar një shumë të hollash prej 1250€ (25×50) gjatë numërimit dhe verifikimit përmes aparatit dyshohet se mund të jenë të falsifikuara.

Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë, derisa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar paratë e dyshuara.

Siç njofton policia, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. /KosovaPress/