Kuriozitete

Momenti i tmerrshëm kur peshkaqenët iu afrohen nxënësve që po notonin (Foto/Video)

Një video e pabesueshme e publikuar nga gazeta angleze ‘Mirror’, tregon momentin kur një grup peshkaqenësh u është afruar fare afër disa nxënësve të rinj të cilët po sërfonin në det, transmeton Gazetametro.net.

Sean Scott që arriti t’i xhironte peshkaqenët me dron, tha se kurrë nuk ka parë që ata të notojnë kaq afër njerëzve, edhe pse bregu ishte vetëm disa metra larg. Ngjarja ndodhi në plazhin ‘Red Bluff’ të Australisë Perëndimore.

Sean mendon se peshkaqenët u afruan në kërkim të ushqimit, por ata rrallë sulmojnë njerëzit pasi nuk janë pjesë e zinxhirit të tyre ushqimor.

Ai shton se ndjehet me fat që ka arritur të kapë pamje të tilla me kamerë, ndërkohë që është i lumtur që peshkaqenët nuk sulmuan të rinjtë.