Aktuale

Momenti kur nxirret trupi i të riut nga shembja e objektit në Mitrovicë

Visar Behrami 27 vjeçar nga fshati Vidimriq i Mitrovicës është gjetur i vdekur mbrëmë pas shembjes së objektit të ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë.

Pas gjashtë orësh kërkim, ekipi arrit të gjejë trupin e të riut nën gërmadha.

Në një video të siguruar nga Klan Kosova shihet momenti kur nxirret trupi nga objekti i rrënuar.

Ndryshe, sot në komunën e Mitrovicës do të ketë ditë zie për humbjen tragjike të Visarit.

the authorBurbuqe Metolli