Rajon & Botë

Momenti kur nxirret i gjallë një fëmijë nga rrënojat e tërmetit të tmerrshëm në Itali (Video)

Tërmeti që goditi mbrëmjen e djeshme ishullin e Ischias ka shkaktuar të paktën 2 të vdekur e 26 të plagosur, duke sjellë edhe dëme të mëdha në ndërtesat e vjetra të ishullit turistik.
Bëhet fjalë për dy gra që kanë humbur jetën si pasojë e shembjeve nga tërmeti, ndërsa fatmirësisht është nxjerrë i gjallë një fëmijë 17 muajsh.

Por dy vëllezër ende janë në rrënojat e shtëpive të shembura dhe po gërmohet që të nxirren të gjallë, për të mos e rritur bilancin tragjik të tërmetit.

Tërmeti ka qenë me magnitutë 4 ballë të shkallës Rihter dhe ka qenë vetëm 3 kilometra larg ishullit, duke bërë që ai të ndihej fort në zonë.