Sulmi ndaj artistëve të “On Records” gjatë një mbrëmje në Podujevë tashmë ka pushtuar median rozë.
Sulmin me koktej molotovi e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, shkruan GazetaExpress.
Menaxheri i këtij labeli, Mehmet Elshani për GazetëExpress ka thënë se koncerti është ndërprerë nga fundi, ndërsa pronari i clubit ku u mbajt mbrëmja ka thënë se sulmi ka ndodhur jasht clubit para se të fillonte koncerti.
I dyshuar për këtë rast është reperi Granit Zeqiri i njohur si Readi, i cili prej kohësh është në armiqësi me reperin Mozzik dhe në një intervistë të mëhershme për ExpressRozë kishte pranuar se ishte ai që e kishte sulmuar reperin vitin e kaluar në Prishtinë.
GazetaExpress ka siguruar një video ku shihet reperi Mozzik duke u larguar nga skena i shoqëruar me sharje nga ana e publikut nga Podujeva./GazetaExpress/