Sipas raportimeve të fundit nga mediat turke, ushtria ka marrë pushtetin në Turqi.
Ushtria turke ka bllokuar rrugët dhe urat në Turqi, përderisa ka marrë edhe kontrollin e televizionit shtetëror duke iu drejtuar qytetarëve.
Dhe disa përdorues të Twitter në Turqi janë duke publikuar imazhe dhe video të okupimit ushtarak.
Madje një video shfaqë momentin kur një helikopter hap zjarr në Turqi, shkruan Gazeta Express.
Edhe tanke janë fotografuar në Aeroportin Ataturk të Stambollit. Shikojeni momentin kur helikopteri hap zjarr:
Helikopterden ateş açılıyor canlı pic.twitter.com/h8ENDgfbgG
— Ⓐrden ✌ (@Havrekhshaeta) July 15, 2016