Me nderime shtetërore e të shtëna, i është dhënë lamtumira e fundit ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepit.
Mbi varrin e ish kryeministrit ritualet e fundit i kanë bërë, vajza Vanesa dhe bashkëshortja e tashmë të ndjerit Bajram Rexhepi, duke vendosur kurora lulesh në varrin e tij.
Ato nën tingujt e këngëve mortore nga kori i filarmonisë së Kosovës i kanë dhënë lamtumirën fundit ish kryeministrit Bajram Rexhepi.
Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë në mëngjesin e ditës së djeshme në moshë 64 vjeçare, pasi ka qëndruar në koma që nga muaji prill./GazetaExpress/