Hillary Clinton kandidatja demokrate për presidente të Amerikës ka qenë e ftuara e Ellen DeGeneres.
Komediania Ellen nuk mund t’i mbyllë intervistat e saj pa ndonjë moment qesharak, dhe Clinton nuk ka i ka “shpëtuar” këtij momenti.Në fund ajo shfaqi një video ku shihet “Clinton” duke vallëzuar, derisa një person nga publiku i bashkangjitet në vallëzim “kandidates demokrate”, tansmeton KosovaPress.
Me të parë këtë video, Hillary Clinton ka shpërthyer në të qeshura, duke e marrë me shumë sportivitet videon e publikuar nga Ellen. Pas disa jave Clinton i mbush 69 vjet, dhe u pyet nga Ellen se cila është dëshira e saj.
Clinton u shpreh se padyshim dëshira e saj e tanishme është që të fitojë zgjedhjet për të parin e Amerikës.