Aktuale

Moment prekës kur nëna e 7 vjeçarit shkon të vendi ku iu vra i biri, ja çfarë thotë

Është më e keqja që mund të ndodhë për një nënë, fëmija i saj nuk do ti kthehet më në shtëpi nga shkolla, shkruan gazeta zvicerane Blick.ch.

Për Fatma L. ky tmerr u bë realitet dje. Djali i saj Mergim 7 vjeçar u vra rrugën nga shkolla për në shtëpi.

Një grua 75 vjeçare zvicerane është raportuar të ketë plagosur fatalisht djalin me thikë. Motivi i saj mbetet ende krejtësisht i paqartë.

Fatma L. së bashku me familjaret e tjera ka shkuar në vendin ku djali i saj vdiq.

“Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë se çfarë ka ndodhur. Djali ynë është zhdukur! Ajo mori lulen më të bukur nga unë”, thotë ajo duke qarë./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli