Aktuale

Moment prekës: Babai i Armelës u tregon familjarëve foton e vajzës (Foto)

Trupi i Armela Segashi, vajzës nga Podujeva e cila vdiq në sulmin e së premtes në Munih të Gjermanisë, bashkë me atë të Dijamant Zabërgjen e Sabina Sulajn, pritet që sonte rreth mesnatës të kthehen në Kosovë.

E babai i Armelës, Smajli, i cili assesi nuk po mund të pajtohet me vdekjen e vajzës së tij, sot ka arritur në aeroport bashkë  me familjarët tjerë, transmeton Indeksonline.

Ai gjatë tërë kohës e mbante në duar telefonin e tij, duke ua treguar të gjithëve fotografinë e Armelës, e cila para dy ditësh u nda nga jeta.

Ky gjest i tij, të cilin Smajli po e bënte për të treguar dashurinë për Armelën, i mërziste edhe më shumë familjarët të cilët nuk mund të ndalnin lotët për asnjë moment.