Deputeti Dardan Molliqaj thotë se me vendimin e gjykatës për dënim me burg të inspektorëve të komunës së Prishtinës, është shembull që në vendin tonë mund të qeveriset mirë.
Ai shkruan në Facebook:
Sot u dënua krimi urbanistik në Prishtinë. Prishtina është komuna e vetme në Kosovë ku në mënyrë sistematike u luftua krimi dhe korrupsioni. Është shembulli që në vendin tonë mund të qeveriset mirë.
Ndyrshe Ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës, janë shpallur fajtorë, të premten, nga Gjykata Themelore në Prishtinë.Shefi i sektorit, Ismet Haliti, është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe me 1000 euro gjobë për armëmbajtje pa leje./Periskopi/