Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka akuzuar Policinë e Kosovës se brenda saj ka krim të organizuar.
Madje ai përmes një prezantimi ka shpjeguar, siç tha ai strukturën kriminale në Polici, raporton Ekonomia Online.
“Kosova renditet si vendi me nivelin më të lartë të vendit transit sa i përket krimit të organizuar.
Në bazë të informatave tona dhe publike kemi ndërtuar një strukturë, e cila sipas qëndrimeve tona paraqet një pjesë të rëndësishme të strukturës kriminale brenda Policisë së Kosovës.
Në krye të skemës është Kadri Veseli dhe në pjesën e dytë është Elmi Reçica”, ka thënë Molliqaj.