Aktuale

Molliqaj kërkon të dijë kush e dha urdhrin nëse jo Thaçi e Haradinaj!

Deputeti i GDP-së, Dardan Molliqaj sot në Kuvendin e Kosovës ka komentuar arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq në Turqi, raporton Gazeta Blic.Molliqaj ka thënë se nuk po arrinë të kuptojë se si një veprim i tillë ndodhë pa dijenin e presidentit, kryeministrit e kryeparalamentarit.Sipas tij një gjë e tillë nuk mund të ndodhë është e rrezikshme dhe e pa pranueshme

“Kemi deportimin e gjashtë shtetasve turk të cilët kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë dhe ajo që mua më shqetëson shumë është që kemi për herë të parë, ndonëse në shikimin e parë më duket një moment sinqeriteti kryeministri deklaron publikisht e pastaj edhe presidenti thotë ne nuk e dimë për një veprim të tillë”, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.“Ose është plan për largimin e dikujt ky arrestim ose është e sinqertë që është ende ma problematik për shkak se unë jam i bindur se nuk mund të ketë deportim të gjashtë personave drejt shtetit të Turqisë pa e ditur personat përgjegjës në institucione”, tha ia.Deputeti Molliqaj tha se nuk guxon askush të marrë vendim për një akt të tillë pa lejen e dikujt.Sipas tij presidenti, kryeministri e kryeparlamentari ose po gënjejnë ose janë të sinqertë e kjo sipas tij do të ishte edhe më e rrezikshme.“Nuk guxon askush as Policia të marrë një vendim të tillë pa marrë leje nga dikush.
E nëse nuk është ai presidenti as kryeministri e as kryetari i Kuvendit shtrohet pyetja kush qëndron prapa këtij vendimi i cili ka peshë dhe institucionet e sigurisë e dëgjojnë madje as nuk e informojë asnjërin prej përgjegjësve të shtetit.Ose jeni duke na mashtruar ose jeni të sinqerte dhe kjo është me e rrezikshme”, ka thënë ai.Molliqaj në fund të deklaratës së tij ka bërë thirrje që institucionet e vendit të japin përgjigjë për atë që ka ndodhur dje.