Aktuale

Molliqaj: Gjykata e Apelit nesër mund ta dëshmojë se nuk është kapur nga klanet

Deputeti i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se nesër Gjykata e Apelit e ka mundësinë që të dëshmojë se jo të gjitha nivelet në sistemin e drejtësisë në Kosovë janë të kapura nga klanet e korruptuara politike.

Procesin ndaj katër aktivistëve të dënuar të VV-së Molliqaj e ka quajtur të montuar dhe politik.

Postimi i Dardan Molliqajt:

Nesër mbahet seanca në Gjykatën e Apelit për aktivistët tonë të cilët u arrestuan dhe u dënuan pa asnjë fakt të vetëm.

Nesër Gjykata e Apelit e ka mundësinë ta dëshmoj se jo të gjitha nivelet në sistemin e drejtësisë në Kosovë janë të kapura nga klanet e korruptuara politike.

Procesi i montuar politik ndaj Adeas, Atdheut, Egzonit dhe Frashërit do të duhej të merrte fund nesër. Duke besuar në pafajësinë e plotë të aktivistëve, shpresoj që Gjykata nesër vendosë drejtë dhe i liron ata.