Aktuale

Molliqaj me fakte të reja ku shfajësohen aktivistët e VV-së që akuzohen për terrorizëm

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj në profilin e tij në Facebook ka publikuar një dokument nga Agjencioni Kosovar i Forenzikës me anë të së cilit pretendohet se të gjitha pajisjes që u janë sekuestruar aktivistëve të VV-së për terrorizëm nuk janë gjetur prova që ndërlidhin me sulmin e tyre në Kuvendin e Kosovës më 4 gusht të vitit të kaluar.

Postimi i Molliqajt në Facebook:

 FAKTE TË REJA 

Agjensioni Kosovar i Forenzikës nga analizimi i të gjitha pajisjeve që u janë sekuestruar aktivistëve të akuzuar për terrorizëm, nuk ka gjetur asnjë provë që do të dëshmonte lidhjen e tyre me sulmin në Kuvend. Pajisjet e sekuestruara të aktivistëve nuk u janë kthyer ende. Kjo dëshmon që bastisjet e aktivistëve dhe paraqitja bombastike mediale e pajisjeve të tyre gjoja si prova, kanë qenë montime politike për efekte mediale. Ditëve në vijim do të publikoj edhe faktet e tjera të dokumentuara që dëshmojnë se aktivistët e arrestuar tash e 136 ditë po mbahen politikisht dhe pa asnjë provë./KosovaPress/