Mollët janë tejet të shëndetshme, pasi përmbajnë një sërë vetish që na bëjnë mirë për shëndetin tonë.
Ato përmbajnë fibra, flavonoide dhe substanca të tjera që rregullojnë funksionimin e aparatin tretës, si dhe ngadalësojnë procesin e plakjes, transmeton “Zeri.info”.
Mollët kontribuojnë për të parandaluar çrregullimet kardiovaskulare falë vetisë së tyre për të favorizuar ngritjen e kolesterolit të mirë dhe reduktimin e kolesterolit të keq.
Ky fakt erdhi nga një studim britanik i zhvilluar në dy vjet, gjatë të cilit u konstatua se konsumi i mollëve nga personat që u mbajtën nën vëzhgim bën që kolesteroli të mbahet nën kontroll. /ZËRI/