Presidenti prorus i Moldavisë, Igor Dodon njoftoi sot mospjesëmarrjen, një fakt i dëshiruar nga ana e qeverisë, e forcave ushtarake të vendit të tij në fazën stërvitore të NATO-s, e planifikuar të nisë të enjten në Ukrainë.
”Pjesëmarrja e ushtarëve moldavë në stërvitjet ushtarake jashtë vendit nuk është aspak e pranueshme”, njoftoi Dodon në faqen e tij në Facebook duke kërkuar anulimin e përgatitjeve për dërgimin e një kontigjenti ushtarak.
Zëvendësministri moldav i Mbrojtjes, Gheorghe Galbura i kishte kërkuar Dodonit lejimin e pjesëmarrjes së 57 ushtarëve moldavë në manovrat “Rapid Trident” të NATO-s, që pritet të zhvillohen në Ukrainë nga 7 deri më 23 shtator.
”Ushtarët moldavë marrin pjesë në këto manovra të përvitshme që nga viti 1996”, sipas Galburas.