Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini në këto momente po zhvillon një takim me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.
Pas këtij takimi ajo do të vazhdojë me kryeministrin Isa Mustafa, pastaj me udhëheqësit e partive politike. Ndërsa pas takimeve, ajo do ta vizitojë edhe qytetin e Mitrovicës.
Vizita e Mogherinit në Kosovë, realizohet në kudër të turneut të saj në Ballkan, e cila më parë ka Vizituar Shkupin, Beogradin dhe Tiranën./KosovaPress/