Aktuale

Mogherini takon delegacionet nga Kosova dhe Serbia

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, sonte ka takuar në Bruksel ndaras në takime bilaterale delegacionet e Kosovës dhe pastaj atë të Serbisë.

Në delegacionet e dy shteteve janë presidentët dhe kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa nga Kosova dhe Tmislav Nikoliç dhe Alaksandar Vuçiq nga Serbia.

Delegacioni nga Kosova ka përfunduar më parë takimin, ndërsa ai serb pritët të përfundojë në këto çaste dhe pastaj do të fillojnë darkën e punës së tre palëve.

Kosova dhe Serbia kanë mbajtur edhe më 24 janar një takim të nivelit më të lartë, mes presidentëve dhe kryeministrave të të dy vendeve. Takimet mbahen me qellim të uljes së tensioneve mes dy vendeve, raporton KosovaPress.