Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini të martën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i ka bërë apel Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vazhdojnë financimin e agjencisë së OKB-së, e cila merret me punë humanitare, ndihmë për fëmijët dhe refugjatët.
Puna e tyre ndonjëherë është më e rëndësishme për paqen dhe sigurinë se sa angazhimi ushtarak, ka theksuar Mogherini.