Aktuale

Mogherini nis turneun në Ballkan, viziton edhe Kosovën e Shqipërinë

Shefja e Diplomacisë në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, nis sot një vizitë disaditore në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Raportohet se këto vizita kanë karakter të dyfishtë: nxitjen e procesit për krijimin e të ardhmes së përbashkët të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale të vendeve të BE-së dhe vendeve të këtij rajoni.

Gjatë turneut të saj në vendet e Ballkanit, i cili do të zgjasë deri më 4 mars, Mogherini do të vizitojë Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ajo do të zhvillojë takime me drejtuesit e përfaqësuesit e institucioneve më të larta shtetërore të të gjitha vendeve, përfshirë drejtuesit e qeverive e të kuvendeve, si edhe drejtuesit e përfaqësuesit e partive politike.