Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka reaguar ndaj sulmit që ndodhi para disa orësh në metronë e Shën Petersburgut të Rusisë.
Në llogarinë e saj në Twitter, Mogherini në dedikimin e saj ka thënë se është duke përcjellë të gjitha lajmet që kanë të bëjnë me ngjarjen e fundit, duke shtuar se qëndron pranë popullit rus në këto raste, njofton Klan Kosova.
”Bashkë me ministrat e Jashtëm të BE-së po ndjekim të gjitha lajmet që vijnë nga Shën Petersburg. Mendimet tona janë me të gjithë popullin rus”, ka përfunduar ajo në mesazhin e saj në Twitter.