Para Kuvendit të Maqedonisë një grup qytetarësh kanë filluar protestën e paralajmëruar për rastin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliu.
Protestuesit janë tubuar para Kuvendit me qëllim që t’i përshëndesin Federika Mogherinin dhe Johanes Hahn dhe tu tregojnë se drejtësia në Maqedoni, sipas tyre, ka vdekur.
Gjykata e Kumanovës mori vendimin përfundimtar në lidhje me Boban Iliqin, personin përgjegjës për vdekjen e Almir Aliut katërvjeçarë nga Kumanova.
Gjykata vlerësoi se ai duhet të dënohet me gjashtë vite për rastin në fjalë. Sami Demiri dhe Sedat Aliu morën nga 9, respektivisht 6 muaj burg me kusht.Fillimisht, Iliq u akuzua për vrasje, pastaj Prokuroria e ndërroi akuzën nga vrasje në aksident komunikacioni me pasojë rrezikimin e jetës së njerëzve./GazetaBlic/