BE-ja dhe SHBA-ja janë partnerë dhe do të vazhdojnë të mbeten partnerë, deklaroi mbrëmë në Bruksel përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federika Mogerini.
“Ekziston unitet midis të gjithë anëtarëve në BE për nevojën e vazhdimit të punës së përforcimit të marrëdhënieve transatlantike”, tha Mogerini pas takimit joformal të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së, në të cilin janë këmbyer qëndrime për rrugën e mëtejmë në marrëdhëniet midis BE-së dhe SHBA-së pas zgjedhjes së Donald Trumpit për president të ri amerikan.
“Gëzohemi për bashkëpunimin, për partneritetin mjaft të fuqishëm me administratën e ardhshme të SHBA-së. Vendosëm bashkërisht të bashkëpunojmë me administratën e re edhe atë nga fillimi i tranzicionit. Nuk është puna jonë, por e administratës së ardhshme ta definojë qëndrimin”, theksoi Mogerini pas takimit, i cili ka zgjatur dy orë e gjysmë.