Aktuale

Mogerini: Atë që pamë në Shkup ishte e dhimbshme

Atë çfarë pamë dje në Shkup është veçanërisht shqetësuese dhe shumë trishtuese për të gjithë ne, ka deklaruar sot në Valetë të Maltës, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe për siguri të BE-së, Federika Mogerini, transmeton Gazeta Express.

Ngjarjet e mbrëmshme në Kuvendin maqedonas ishte tema kryesore që para gazetarëve e hapi Mogerini, pak para fillimit të takimit joformal të ministrave të jashtëm të vendeve- anëtare të BE-së dhe kandidatëve për anëtarësi në BE, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. “Ajo që pamë dje në Shkup është veçanërisht shqetësuese dhe shumë e trishtuar për të gjithë ne. Dhunën gjithmonë e vlerësojmë papranueshme, aq më tepër kur kjo ndodh në një shtëpi të demokracisë – në Parlament. Ne besojmë se të gjithë në Shkup duhet të ndjekin parimet e Kushtetutës, demokracisë dhe të përpiqen për të nxjerrë vendin nga kjo krizë e rëndë, e cila mund të jetë e rrezikshme’, tha Mogerini./Gazeta Express/