Moderatorit Fehmi Feratit i është thyer vetura.
Këtë e ka konfirmuar vet Ferati, përmes një postimi në rrjetin social facebook, duke shoqëruar atë madje edhe me disa fotografi ku tregojnë gjendjen e veturës pas këtij incidenti, njofton Klan Kosova.
Ferati, përmes statusit të tij u ka kërkuar personave të cilët kryen këtë akt, që të i kthehen dokumentet, diçka të tillë duke iu referuar pikërisht muajit të Ramazanit ku sipas tij mund të përfitojnë nga të bërit mirë.
‘’I nderuar z. Hajn. Pas aksionit tuaj me keni thyer xhamin e makines dhe me keni vjedh canten,mbase aksion i deshtuar per juve sepse nuk ka pas para ne kulete, keni mirekuptimin dhe mos i shkaterroni dokumentet dhe kartelat qe ishin ne kulete. Behuni human e mi ktheni ose i leni diku, bile ne kete muaj te Ramazanit se nuk i dihet e hyni n’sevap ose “paguani paret per xhamin”(100€). Me respekt Fehmiu.’’
Pas këtij statusi të publikuar nga Fehmi Ferati i njohur edhe si humorist, ka plasur edhe gallata nga komentues të cilët panë gjendjen në të cilën ishte ai në ato momente.
‘’ Ti marrte te ligat! Se kane mujt me te marr makinen krejt me te lane pa te!’’ apo edhe tjetra ‘’ Hetimet vazhdojn rasti hapet ne vitin 2024 zotri Fehmi kini durim se hajnat gjinen’’, ishin disa nga komentet më qesharake që u bënë ndaj statusit të moderatorit Fehmi Ferati, njofton Klan Kosova.