ShowBiz

Modelja i shpëton burgut veç pse është e bukur (FOTO)

Një modele e njohur polake është lëshuar nga gjykata e Londrës pasi gjykatësi anglez Grant McCrostis i kurseu dënimin me burg modeles Natalia Sikorska duke thënë se “Është shumë inteligjente e bukur dhe e talentuar”.

Bukuroshja 28-vjeçare u arrestua në 5 korrik teksa po vidhte në një supermarket luksi ‘Harrods’, veshje me vlerë prej thuajse 1000 sterlina.

Modelja polake e cila që nga viti 2015, studion në “University of Westminster”, i shpëtoi burgut duke u liruar me kusht.

Ky është një rast i rrallë i cili ka shkaktuar diskutime.