Mise Beqiri, modelja kosovare, është ndarë nga portieri danez, Anders Lindegaard. Por, ajo menjëherë ka filluar një lidhje të re.
Anders Lindegaard, ish- portieri i Manchester Untiedit dhe modelja kosovare, Mise Beqiri i kanë dhënë fund martesës.
Lindegaard dhe Beqiri, nga martesa e tyre kanë një djalë, i cili quhet Julian, shkruan Gazeta Express.
Por, sipas medieve brtianike dhe atyre daneze, modelja kosovare menjëherë ka gjetur të dashurin e ri.
Fjala është për aktorin Jake Hall, yllin e reality showit britanik, The Only Way Is Essex, përcjell Express.
Madje, dyshja tashmë kanë filluar të publikojnë edhe fotografi së bashku në rrjetet sociale. /Express/
Beqiri në kohën kur ishte në krahët e Lindegaardit



Beqiri në krahët e Hall

